Fjalimet e Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės

Fjalimi i Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Kadri Veseli, nė shėnimin e Ditės Ndėrkombėtare tė Demokracisė

Tė nderuar deputetė,
pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile,
partnerė ndėrkombėtarė tė Kuvendit tė Kosovės,
pėrfaqėsues tė mediave,
Zonja dhe zotėrinj,

Sot ėshtė dita ndėrkombėtare e demokracisė. Tradicionalisht Kuvendi i Kosovės e shėnon kėtė ditė pėr tė promovuar vlerat dhe idealet demokratike. Janė kėto vlera, tė cilat qėndrojnė nė themel tė shtetit tonė, kushtetutės dhe shoqėrisė sonė. Por kjo ditė, ėshtė njėkohėsisht edhe ditė e reflektimit. Ėshtė ditė e bilancit tė pėrbashkėt, pėr punėn qė jemi duke bėrė, si institucione publike, shoqėri civile e media, nė forcimin e demokracisė sonė. Si shtet i ri kemi bėrė hapa tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim. Kemi ndėrtuar njė sistem politik, me pėrfaqėsim dinjitoz politik tė tė gjithė qytetarėve dhe komuniteteve. Njė kushtetutė tė standardeve mė tė larta liberale dhe demokratike. Kushtetutė e cila me vlerat e saj, i mundėson ēdo qytetari tė Kosovės, pavarėsisht pėrkatėsisė qė ka, ta ndjej Kosovėn si shtėpinė e tij. Ne mburremi me hapėsirėn qė kemi krijuar pėr shoqėrinė civile, zėri i tė cilės dėgjohet si nė asnjė vend tjetėr tė rajonit e mė gjerė. Liria e papenguar e shprehjes dhe kritikės publike bėn dallimin tonė me vende tjera ku gazetarėt ose frikėsohen ose u nėnshtrohen formave tjera tė presionit, deri edhe nė burgosje. Kemi krijuar njė kulturė tė debatit publik tė cilėn duhet ta avancojmė e zhvillojmė edhe mė shumė. Por ky nuk ėshtė i gjithė rrėfimi. Demokracia jonė e re, nė procesin e konsolidimit, vazhdon tė pėrballet me sfida, probleme, e shpeshherė edhe me keqkuptime. Derisa sfidat kanė tė bėjnė me pėrmbylljen e shtetndėrtimit, keqkuptimet burojnė nga mėnyra se si i kuptojmė dhe pėrdorim vlerat demokratike. Ajo qė e dallon demokracinė nga tė gjitha format tjera tė qeverisjes ėshtė pėrjashtimi i dhunės nga politika. Pėr njė vit rresht ky parim fundamental ėshtė cenuar. Kemi pasur situata tė rėnda kur vendin e forcės sė argumenteve e ka zėnė argumenti i forcės. Nė emėr tė lirisė politike janė kapėrcyer kufijtė e ligjit. Kjo nuk ka tė bėjė asgjė me demokracinė dhe vlerat e saj. Pamjet nė Kuvendin e Kosovės kanė bėrė qė qytetarėt tanė tė ndihen tė zhgėnjyer e tė turpėruar me tė zgjedhurit e tyre ; kemi lėnduar shpresat e tyre, ėndrrat e tyre pėr t'i rritur nė mirėqenie e begati fėmijėt e tyre, miqtė tanė i kemi bėrė tė stepen dhe kundėrshtarėt e shtetit tonė tė fėrkojnė duart. Ne jemi shtet i pavarur e sovran, prandaj duhet tė dėshmojmė pjekuri politike nė ēdo situatė dhe pėrballė ēdo problemi. E pjekuri politike do tė thotė kapacitet qė mospajtimet t'i zgjidhim pėrmes dialogut e konsensusit. Demokracia nėnkupton dialog tė pandėrprerė nė mes shumicės dhe pakicės. Nė kėtė dialog, shumica nuk ka tė drejtė tė imponoj politika tė pambėshtetura, por, as opozita tė imponoj me forcė mospajtimin e saj. Pra as tirani tė shumicės, as anarki tė pakicės. 17 vite mė parė ne ishim tė robėruar dhe kishim nevojė pėr ndihmėn e shteteve mike pėr t'u ēliruar Sot jemi tė lirė, tė pavarur, prandaj askush nuk mund tė na shpėtoj nga vetvetja. Problemet qė i kemi krijuar vetė, vetė duhet t'i zgjidhim, duke mirėpritur gjithmonė pėrkrahjen e shteteve mike nė krye me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ne duhet ta kemi tė qartė: pėr Kosovėn qėndrimi amerikan mbi zhvillimet tona ėshtė vlerė e pacenueshme. Zhvlerėsimi i kėtij qėndrimi ėshtė kapėrcim i njė vije tė kuqe, tė cilin populli i Kosovės asnjėherė nuk do ta pranojė. Pluralizmi politik ėshtė vlerė themelore e demokracisė. Kjo nuk ėshtė vetėm frazė, por parim i cili nėnkupton gjėra shumė praktike. Nė rend tė parė, se askush nuk e ka monopolin mbi interesin nacional dhe mbi patriotizmin. Dashuria pėr Kosovėn ėshtė vlerė dhe detyrė e pėrbashkėt, dhe vetėm duke respektuar parimet kushtetuese mund ta pėrcaktojmė dhe mbrojmė interesin nacional. Sė dyti, askush nuk e ka monopolin mbi tė vėrtetėn e proceseve politike nėpėr tė cilat ka kaluar dhe ėshtė duke kaluar vendi. E vėrteta nė demokraci arrihet vetėm pėrmes debatit racional e dialogut tė mirėfilltė politik, e kurrsesi pėrmes demonstrimit tė muskujve. Prandaj demokracia e pėrjashton fanatizmin politik dhe gjuhėn pėrjashtuese. Janė kėto vėrejtje, tė cilat mė shumė na bashkojnė se sa na ndajnė. Tė bashkuar nė qėllime, ne mund tė gjejmė edhe rrugėt e pėrbashkėta tė ecjes pėrpara. Qytetarėt tanė besojnė nė shtetin e Kosovės, nė zhvillimin dhe fuqizimin e tij Ne jemi tė zgjedhur pėr ta justifikuar kėtė besim, - me punėn dhe angazhimin tonė, - me pėrmbushjen e tė vetmes detyrė tė shenjtė qė ka politikani: t'i shėrbejė atdheut, demokracisė dhe lirisė sė tij.

 

 

 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com