Kalendari i takimeve dhe i seancave

Mbledhja e komisionit

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 08.03.2017 09:30 në sallën N204

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Komisionit të mbajtur më: 13.02.2017;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës me amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finana;
4. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit;
5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 05/L-139 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, si komision funksional;
6. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-033 për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me raport vlerësues të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri;
7. Shqyrtimi i raportit plotësues të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Projektligjit nr. 05/L-122 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike ;
8. Caktimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për financat e Pushtetit Lokal, në bazë të planit të punës së Komisionit për vitin 2017;
9. Të ndryshme.

 

 

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com