Kalendari i takimeve dhe i seancave

Mbledhja e Kryesisë

Kryesia e Kuvendit

E Premte, 06.07.2018 10:30 në sallën C 301

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.


2. Pikat e papërfunduara nga Seancat e mëparshme:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

3. Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

5. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

6. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

7. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

9. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.


3. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1. Interpelanca e ministrit të Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.


4. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

 

Procesverbali