Kuvendi i Republikës së Kosovës

Parlamentarët kosovarë vizitojnë Shqipërinë

18.03.2015
Komisioni për Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës i udhëhequr nga Edita Tahiri, kryetare, prej sot po qëndron në një vizitë disa ditëshe në Shqipëri me ftesë të Komsionit për Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Shqipërisë. Vizita e parlamentarëve kosovarë ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit me Komisonin përkatës të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe këmbimin e përvojave të punës. Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë deri më 19 shkurt delegacioni kosovar do të vizitojë Hekurudhën e Shqipëris, Drejtorin e Rrugëve të Shqipërisë, Post Telekomin dhe Aeroporitn e Tiranës.
Parlamentarët e Kuvendit të Kosovës do të kenë edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbin.