Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kosumi pret Koalicionin e shoqërisë civile për reformën zgjedhore

18.03.2015
Sistemi zgjedhor me lista të hapura dhe me shumë zona gjedhore është ndihma më e mirë për demokracinë, për Kosoëvn dhe për qytetarët e saj, është shprehur anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Bajram Kosumi, në takim me përfaqësuesit e Koalicionit të shoqërisë civile për reformën zgjedhore: Ibrahim Makolli, Sevdie Ahmeti, Behxhet Shala, Lulëzim Peci dhe Burim Ejupi. Zoti Kosumi e ka vlerësuar nismën e koalicionit joqeveritar Reforma 2004 për ndërrimin e sistemit zgjedhor si shumë parimore, të dobishme dhe avancuese për procese pozitive në vend. Me sistermin e ri zgjedhor të propozuar nga Reforma 2004, jo vetëm që krijohet institucioni përfaqësues më autoritativ, por deputeti bëhet më i përgjegjshëm për qytetarin që e voton dhe më pak i varur nga kreu i subjektit politik që i takon.
Përfaqësuesit e koalicionit të shoqërisë civile në takim e bënë edhe një herë të qartë se angazhohen që Kuvendi t™i ketë 120 deputetë. Që 70 nga 100 deputetët, sipas sistemit proporcional me lista të hapura, të zgjidhen në shtatë zona zgjedhore, kurse nga 30 vende të mbetura gjysma të jenë femra (për të mbajtuar kuatën gjinore në Parlament). 20 vende, ndërkaq, si në zgjedhjet e shukara do të jenë për grupet etnike joshqiptare.
Në takim u tha se ky propozim i është dorëzuar PSSP të OKB-së për Kosovë, zotit Holkeri, kurse Reforma 2004 ka përgatitur edhe projektligjin për zgjedhjet që do t™i propozohet për miratim Kuvendit të Kosovës.