Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deklarata e Kuvendit të Kosovës për zhvillimet në Mitrovicë

18.03.2015

Prishtinë, 17 mars 2004

Kuvendi i Kosovës e ndërpret seancën e vet të rregullt për shkak të zhvillimeve dramatike në Mitrovicë. Të gjitha gupet palamentare janë pajtuar që të shprehin këtë mesazh të përbashkët në emër të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se Kuvendi do të ndjekë ituatën aktuale dhe do të sillet sipas nevojave të zhvillimeve dhe përgjegjësive që ka ky institucion.
Kuvendi i Kosovës shpreh indinjatë të thellë e mospajtim me zhvillimet e sotme dramatike në Mitrovicës dhe gjendjen e sigurisë të krijuar atje.
Kuvendi i Kosovës shpreh mospajtim me pavendosmërinë e UNMIK-ut për të krijuar sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Tolerimi i strukturave paralele serbe dhe i bandave kriminale që nxisin dhe vrasin qytetarët e Kosovës, është politikë e gabuar që do ta destabilizojë Kosovën.
Ftojmë krerët e institucioneve demokratike të Kosovës dhe krerët e UNMIK-ut dhe të KFOR-it të takohen urgjentisht, të marrin masa për qetësimin e gjendjes dhe ta informojnë Kuvendin e Kosovës me të dhëna të sakta për situatën e krijuar dhe masat e marra.
Ftojmë KFOR-in që të zhbllokojë rrugët në brendësinë e Kosovës dhe t™i kontrollojë në mënyrë rigoroze kufijtë e Kosovës, në mënyrë që të pamundësohet hyrja e bandave kriminale nga Serbia në territorin e Kosovës dhe veprimi i tyre.
Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do të tolerojnë veprimin e mëtejmë të strukturtave paralele dhe bandave vrasëse në Mitrocvicë e gjetiu në Kosovë.