Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti admiralin Harry Urlich

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot komandantin e Forcave Detare Amerikane për Evropë, admiralin Harry Urlich, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Gjuzepe Valoto.

Është biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe reflektimet e tyre në rajon, me theks të veçantë për përgatitjet për përcaktimin e statusit të Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është e panegociueshm, është shprehur kreu legjislativit të vendit, por ka shtuar se do të bisedojmë në radhë të parë me bashkësinë ndërkombëtare dhe me të gjitha palët e interesuara për modalitetet dhe rrugën e realizimit të kësaj të drejte të patjetërsueshme. Daci i ka garantuar ushtarakët e lartë se Kosova ka përvojë institucionale dhe do të veprojë institucionalisht, ndërsa për të gjitha veprimet do të ketë transparencë të plotë. Ai ka theksuar se Kosova do t™i ofrojë të gjitha garancitë ndërkombëtare për zhvillimin e papenguar të minoriteteve.

Momenti nëpër të cilin po kalon Kosova është i një rëndësie historike, i cili mund të krahasohet vetëm me atë të fillimit të bombardimeve të NATO-s, ka thënë admirali Harry Urlich.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar punën e madhe të KFOR-it, kurse kryeparlamentari Daci ka thënë se qytetarët e Kosovës e përjetojnë atë si ushti të tyre.