Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti PSSP-në, Petersen

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot Përfaqësuesin Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës, Seren Jessen-Petersen, dhe ka biseduar me të për zhvillimet në Kosovë, në dritën e përgatitjes së faktorit vendës dhe ndërkombëtar për përcaktimin statusit të Kosovës. Është biseduar ndërkaq edhe për vizitën e zotit Petersen në New York dhe për Seancën e Kuvendit dje dhe sot.

Argumente të shumta për pavarësinë e Kosovës

Kryeparlamentari Daci ka shfaqur kënaqësinë që është miratuar deklarata presidenciale e kryetarit Rugova dhe për mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare për përcaktimin e statusit të Kosovës. Ai ka theksuar se janë krijuar argumente të shumta për domosdoshmërinë pavarësisë së Kosovës dhe është shprehur i bindur se këto argumente do të afirmohen njësoj nga pozita dhe opozita.

Nuk do të lëshojmë pe nga synimi i proklamuar i pavarësisë

Duke folur për zërat se mos me grupi negociator i Kosovës do të jetë i detyruar të lëshoj pe nga synimi i proklamuar i pavarësisë, Daci ka thënë se Kosova është e përgatitur për bisedime por jo edhe ta negociojë çështjen e pavarësisë.

Rambujea është një pjesë e historisë e cila nuk mund të përsëritet

Askush në Kosovë nuk ka arsye të besojë se mund të pajtohemi më me pak se pavarësia, është shprehur prerë Daci. Ai madje ka shtuar se Rambujea është një pjesë e historisë e cila nuk mund të përsëritet.

Do të krijohen grupe punuese për gjitha çështjet

 Kreu legjislativit të vendit duke folur për procesin e përcaktimit të statusit të vendit ka theksuar se do të krijohen grupe punuese për gjitha çështjet: për reparacionet e luftës, për të drejtat pronësore, të drejtat njeriut, për obligimet ndërkombëtare të vendit, për mbrojtjen e begatisë kulturore të minoriteteve dhe për shansin e barabartë të minoriteteve për jetë, për siguri, për biznes, arsimim etj.

Nuk duhet të lëshohet shansi për Kosovën

Përfaqësuesin Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës, Seren Jessen-Petersen e ka vlerësuar historik momentin e tanishëm kur fillon diskutimi i statusit të Kosovës dhe është shprehur se nuk duhet të lëshohet ky shans për Kosovën.

Ai edhe njëherë ka kërkuar unifikimin e qëndrimeve të institucioneve dhe të subjekteve politike të Kosovës për çështjen e statusit dhe ka kërkuar që të gjenden mundësi për pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të minoriteteve në trupat punues të ekipit negociator.

Petersen është shprehur optimist që Kuvendi do të gjejë rrugën e harmonizimit të qëndrimeve të subjekteve që participojnë aty lidhur me çështjen e statusit. Ai madje ka lënë mundësinë që Kuvendi të mblidhet në një seancë të veçantë për të vlerësuar gjithë çka është bërë për përgatitjet e ekipit negociator të Kosovës.