Deputetët e Kuvendit të Kosovës seancën e sotme e kanë filluar me një orë vonesë për shkak të bisedimeve të vazhdueshme të anëtarëve të Kryesisë dhe të shefave të grupeve parlamentare me kryetarin Daci, lidhur me gjendjen në Kosovë dhe procedimin në seancën e sotme.
Kryeparlamentari Daci e ka hapur seancën duke shprehur shqetësimin e legjislativit të Kosovës për eskalimin e protestave pas vdekjas së tre fëmijëve shqiptarë në ujërat e lumit Ibër.
Deputetëtët i kanë nderuar me një minut heshtje viktimat e trazirave, kurse shefat e grupeve parlamentare kanë apeluar tek qytetarët që të qetësohet gjendja dhe t™ u lihet hapësirë institucioneve të ndërmarrin hapa për tejkalimin e problemeve.
Duke e mbyllur seancën e paraditës, kryetari Daci i ka njoftuar deputetët se Kryesia, grupet parlamentare dhe deputetët do të jenë në Kuvend dhe varësisht nga zhvillimet do të mblidhen në seancë plenare.
Pas dite, kryeparlamentari Daci, në prani të shefave të grupeve parlamentare, u ka deklaruar gazetarëve se me një shkresë oficiele u është drejtuar kryeadministratorit të Kosovës Harri Holkeri dhe komandantit të KFOR-it , gjeneralit Kamerhof, që sa më shpejt t™i drejtohen Kuvendit të Kosovës, për të parë se çfarë masa parashohin ata, në mënyrë që Parlamenti dhe institucionet e Kosovës të përpilojnë një procedure, ose një strategji për hapat e ardhshëm që duhet të merren. Varësisht nga zhvillimet në Kosovë dhe përgjigja e zotërinnjëve Holkeri dhe Kamerhof, deputetët do të njoftohen për kohen e mbledhjes plenare të Kuvendit të Kosovës.