Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Seanca Plenare e Kuvendit

18.03.2015

Pasi që në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës e ka marrë fjalën kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ka kërkuar që të vihet në rend të ditës kërkesa e Grupit parlamentar të PDK-së për miratimin e një rezolute për pavarësinë e Kosovës, kurse idenë e kanë mbështetur edhe grupacionet e tjera politike, me sugjerimin që të krijohet një Grup punues për harmonizimin e tekstit të Rezolutës  (sepse në të kaluarën kishte pasur kërkesa të ngjashme të grupeve të tjera parlamentare) dhe pas konsultimeve të shefave të grupeve parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës Kuvendi janë pajtuar që:

Grupi i punës për harmonizimin e tekstit të Rezolutës të përbëhet nga:

shefat e grupeve parlamentare, Komisioni për çështje gjyqësore, legjislacion e Kornizë Kushtetuese dhe nga Komisioni për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime euroatlantike;

që grupi i punës ta ofrojë tekstin e harmonizuar deri sot një javë dhe

që Seanca e posaçme të mbahet brenda javës së ardhshme.

Janë shqyrtuar shtatë projektligje

Në seancën e sotme për herë të dytë janë shqyrtuar pesë projektligje dhe për herë të parë edhe dy projektligje të tjera.

Deputetët nderojnë të ndjerin, Faruk Spahia

Deputetët me një minutë heshtje e kanë nderuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës, të ndjerin Faruk Spahia.

Seanca vazhdon punën, të mërkurën, më 5 tetor.