Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci ngushëllon familjen Spahija

18.03.2015
Me pikëllim shumë të madh e morra lajmin e hidhur për vdekjen e babait, vëllait e më të dashurit Tuaj, Faruk Spahija. Pranoni ngushëllimet e mija më të thella për këtë humbje të madhe. Të jetoni me ngushëllimin dhe me kujtimin se Faruku ishte njeri i virtyteve të larta njerëzore i përkushtimit për atdhe e për çështje kombëtare, njeri i parimeve për liri e demokraci, për mirëkuptim ndërmjet njerëzve...

Kryetari i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Faruk Spahija dha një kontribut shumë të madh në ndërtimin e pushtetit lokal, në promovimin e jetës shumë partiake, në ndërtimin e konsensusit, në gjetjen e zgjidhjeve më të mira në interes të popullit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Familja humbi më të dashurin e saj, ndërsa Kosova një njeri të idealeve të saja i cili përjetësisht është vënë në themelet e lirisë e pavarësisë së Kosovës.