Uroj të gjithë besimtarët e Fesë Islame Muajin e shenjt të Ramazanit me dëshirat që këtë muaj të agjërimit, të lutjeve, të përkushtimit , të solidaritetit dhe të ndihmës ndërmjet njerëzve ta kalojnë në harmoni me njeri tjetrin së bashku me familjarët, të afërmit, miqtë e dashamirët, në bollëk, në shëndet dhe në gëzime, në forcim të besimit në njeriun dhe në Zotin, që Kosova të jetë një vend i lirë e i pavarur, i përparuar i paqes dhe i solidaritetit. thuhet ndër të tjera në mesazhin që kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci u shprehë të gjithë besimtarëve me rastin e hyrjes në Muajin e Ramazanit.