Kuvendi i Republikës së Kosovës

Një grup deputetësh të LDK-së do të vizitojë Prizrenin

18.03.2015
Një grup deputetësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili përbëhet nga anëtarët e Kryesisë të Kuvendit të Kosovës (nga radhët e kësaj partie), kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe deputetët nga komuna e Prizrenit, të enjten më 6 tetor do të vizitojnë Komunën e Prizrenit.

Në orën 12:30 ata do të kenë takim në Kuvendin Komunal, kurse pastaj do të takohen edhe me familjarë të të zhdukurve nga Krusha e Vogël.

Do të jetë kjo vizita e parë, në mesin e shumë të tillave që deputetët LDK-së do të bëjnë nëpër komuna të Kosovës, në kuadër të realizimit të programin elektoral të kësaj partie.