Kuvendi i Republikës së Kosovës

Daci ka pritur edhe PPSP-në Kosovë, Petersen

18.03.2015

Kryeparlamentari Daci ka pritur sot edhe Përfaqësuesin Specil të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i cili shoqërohej nga shefi i OSBE-së në Kosovë, Verner Wnendt dhe ka biseduar me te për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtar, në funksion të lehtësimit të këtij procesi.

Në takim është biseduar edhe për agjendën e punëve në Kuvend.

Petersen ka përshëndetur krijimin e Grupit negociator të Kosovës dhe takimin e tij të parë në Velani, si dhe ka shfaqur shpresën se lidershipi kosovar do të jetë unik në qëndrimin për ardhmërinë vendit..