Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava

18.03.2015
Çka mund të bëjnë Kuvendi i Kosovë dhe Bashkësia Islame e Kosovës në shtensionimin e gjendjes së krijuar pas protestave të 17 dhe 18 marsit dhe fokusimi i institucioneve vendore për zgjidhjen e problemeve të akumuluara të qytetarëve, ishte tema bosht e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun, Naim Tërnava.
Në takim është konstatuar se dhuna ndaj pronës së qyetarëve dhe ndaj objekteve të tyre të kultit, nuk është në traditën e shqiptarëve. Ndaj është gjykuar dhuna e manifestuar e një pjese të protestuesve ndaj qytetarëve dhe pronës së tyre, si dhe ndaj pjesëtarëve të mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë.
Në takim i është dhënë mbështetje e plotë institucioneve të vendit për normalizimin e jetës në Kosovë dhe krijimit të kushteve për jetë në paqe dhe në begati për të gjithë qytetarët. Kryeparlamentari Daci dhe Myftiu Tërnava janë pajtuar se Kuvendi i Kosovës dhe Bashkësia Islame e Kosovës, si institucione me autoritet tek qytetarët e vendit, duhet të bashkëpunojnë për krijimin e atmosferës së mirëbesimit dhe të mirëkuptimit ndër qytetarët e Kosovës.