Kuvendi i Republikës së Kosovës

Të enjten, më 25 mars Kuvendi debaton për gjendjen në Kosovë

18.03.2015
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten më 25 mars, do të takohen në Seancë plenare për të debatuar për gjendjen në Kosovë dhe për të nxjerrë një mesazh të qartë për qytetarët e vendit për përballimin e situatës së krijuar pas protestave të grupeve të qytetarëve më 17 dhe 18 mars, të motivuara nga vdekja tragjike e tre fëmijëve të fshatit Çabër në lumin Ibër dhe bllokimi i rrugëve magjistrale Prishtinë Shkup dhe Prishtinë-Gjilan. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës në konsultim me shefat e grupeve parlamentare.
Seanca fillon në orën 9:00.