Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci me bashkëpunëtorë vizitoi Çabrën

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, shefat e grupeve parlamentare dhe përgjegjësit e sektorëve, ka vizituar sot fashtin Çabër të Zubin Potokut dhe i ka ngushëlluar familjarët e fëmijëve të mbytur në lumin Ibër. Qëndrimi juaj e ka ndihmuar Kosovën në këto memente të vështira, është shprehur Daci duke marrë pjesë në pikëllimin e familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre. E di që nuk e keni pasur dhe nuk e keni lehtë, por qytetarët e Kosovës e kanë ndarë me ju dhembjen, ka shtuar profoser Daci duke shtuar se nuk kemi besuar se pas gjithë atyre sakrificave do të na ngjajnë këso fatkeqësish. Ai ka përkujtuar edhe njëherë se fashizmi në Ballkan nuk ka përfunduar dhe se bashkëia ndërkombëtare do të ketë shumë punë për ta denacifikuar Serbinë.
Daci e ka quajtur të drejtë protestën e ditës së parë për tragjedinë e paprovokuar në Çabër, por ka thënë se ajo që ka ndodhur ditëve të tjera, nuk është traditë e shqiptarëve. Ininstitucionet e Kosovës do të bëjnë të pamundurën që t™ia kthejnë Kosovës rehatinë, për të cilën qytetarët e saj janë përpjekur me dekada.
Familjarët e familjeve të goditura dhe banorët tjerë të fshatit Çabër e kanë njoftuar udhëheqjen e Kuvendit të Kosovës me provokimet e pëditshme të njerëzve të armatosur të fshatrave serbe perreth, por janë shprehur shumë të vendosur të mos largohen nga fshati i tyre. Ata kërkuan mbrojtje institucionale, sepse fshati i tyre gjatë luftës ishte tërësisht i shkatërruar, pesë banorë ishin zhdukur, e të tjerët të dëbuar, kurse sot sërish kërcënohen me dëbim.
Daci i ka porositur këshilltarët shqiptarë të mos tërhiqen nga asambleja komunale e Zubin Potokut dhe ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk do të jenë të qeta derisa qytetarët e saj përjetojnë skamje, papunësi, përbuzje dhe pasiguri. Ai, ndërkaq i ka garantuar banorët e Çabrës se institucionet e Kosovës dhe partitë që participojnë në to janë shumë unike për ardhmërinë e Kosovës.