Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesisë së Kuvendit të Kosovës - Solana e Paten

18.03.2015
Në takimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me përfaqësuesin e lartë të Unionit Evripian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe komisionerin, Kristofer Paten, kryetari Daci dhe shuica e anëtarëve të Kryesisë janë përpjekur që duke treguar gatishmëri për të marrë përgjegjësisë për pasojat e protestave të dhunshme në Kosovë, të shkoqisin edhe shumë elemente që e kanë provokuar revoltën e qytetarëve, por zoti Solana i ka ndërprerë me fjalët se nuk ka ardhë këtu për të dëgjuar fjalime të bukura, por për problemet që kanë ndodhur dhe të shikohen sy me sy. Komisioneri Paten, ndërkaq, është shprehur se don të dijë se sa shpejt do të krijohet fondi i Qeverisë për meremetimin e shtypive, kishave dhe të shkollave të djegura, duke shtuar se nuk ka ardhur me para për ta kryer këtë punë. Kryeparlamentari Daci i ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të UE-së se Kuvendi e mbështetë plotësisht fondin e Qeverisë për meremetim dhe se Kryesia e Kuvendit do të ketë takime edhe me udhëheqjet komunale për të ndikuar në përshpejtimin e rindertimeve.
Anëtarët e kryesisë nga subjektet politike shqiptare dhe përfaqësuesja e minoriteteve joserbe dhe joshqiptare, shkakun e protestave e kanë parë në ngecjen e procesit politik, shoqëror dhe ekonomik të Kosovës, në kompetencat e vogla të institucioneve të Kosovës, herë-herë të bllokimit, madje edhe të nënçmimit dhe nëpërkëmbjes së tyre. Ata njzëri kanë kërkuar që të vazhdojë investimi i përbashkët për Kosovën evropiane, duke kërkuar që demokracia në Kosoveë të realizohet në tërë territorin dhe tek të gjithë qytetarët e saj.
Në anën tjetër përfaqësuesit serbë të Kryesisë u shprehen se institucionet e Kosovës nuk janë të gatshme të marrin përgjegjësitë për revoltat e dhunshme, kurse përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë e vlerësojnë vit jubilar të spastrimit etnik të serbëve. Ata kërkuan që mos tu jepen përgjegjësi institucioneve të Kosovës deri sa ato të vetëdijsohen dhe tu kalojë obsesioni nacional.
Në fund të takimit shefi për Politië të Jashtme dhe Siguri i UE-së, Havier Solana u ka thënë troç parlamenentare të Kosovës se nga takimi po dilte më pesimist se kur ka hyrë, duke i përkujtuar se këtë përshtypje do ta bartë edhe tek përfaqësuesit tjerë të Unionit Evropian.