Të premten, më 26 mars, kryeparlamentari Nexhat Daci së bashku me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të vizitojë Kuvendin Komunal të Shtimes dhe atë të Prizrenit.
Më këtë rast delegacioni nga Kuvendi do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Fehmi Mujota dhe ai i Prizrenit Eqrem Kryeziu.
Takimi në Kuvendit Komunal të Shtimes, është në orën 09.00, ndërsa në Prizren, në orën 11.00.