Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryparlamentari Daci priti kryeadministratorin Holkeri

18.03.2015
Në takimin e sotëm të PSSP të OKB-së në Kosovë, Harri Holkeri, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci (deri sa vazhdonte Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen e krijuar në vend, pas protestave të dhunshme ditë më parë) është shqyrtuar bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të vendit dhe mekanizmave ndërkombëtarë, në funksion të sanimit të pasojave dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve për qytetarët.
Kryeparlamentari Daci e ka njoftuar zotin Holkeri me programin e Kuvendit të Kosovës për mbështetje të Qeveerisë lidhur me meremetimet e shtëpive dhe të objekteve të djegura të kultit dhe për vizitat kuvendeve komunale, për të nxitur mbështetjen gjithpërfëshirëse të aftësimit të objekteve të dëmtuara.
Profesor Daci ka kërkuar që të luftohet kriminaliteti dhe të veprojë drejtësia. Ai njëkohësisht ka kërkuar që të mbyllen kufinjtë e Kosovës për kriminelët dhe të mos lejohet të veprojnë njerëz të uniformuar dhe të armatosur në pjesën veriore të Kosovës.
Numri një i legjislativit të Kosovës e ka lutur kryeadministratorin e Kosovës që mekanizmat ndërkombëtarë të vendosur në Kosovë, të respektojnë institucionet legjitime të vendit dhe të bëjnë dallimin ndërmjet liderëve politikë dhe të zgjedhurve nga vota e popullit.
PSSP të OKB-së në Kosovë, Hari Holkeri është pajtuar që në funksion të sanimit të sukseshëm të gjendjes së krijuar dhe të avancimit të proceseve në Kosovë, duhet të krijohet partneriteti i vërtetë ndërmjet ndërkombëtarëve dhe institucioneve të vendit.