Assembly of the Republic of Kosovo

Vacancies

16 Tetor 2020

KONKURS - Për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Application documents

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:


K O N K U R S
 

Për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit për Ndihmë  Shtetërore

Në bazë të Ligjit nr.05/L-100 për Ndihmën Shtetërore, anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Komisioni për Ndihmë Shtetërore është përgjegjës për këto detyra dhe përgjegjësi:

•    vendos për autorizimin e ndihmës shtetërore;
•    ofron komente me shkrim për projektligjet të cilat organet propozuese vlerësojnë se projektligjet kanë elemente të ndihmës shtetërore;
•    vendos për përputhshmërinë e ndihmës shtetërore;
•    urdhëron revokimin e ndihmës, në rast se vlerësohet se ndihma shtetërore nuk është në pajtim me dispozitat në fuqi për ndihmën shtetërore;
•    propozon masa adekuate për të siguruar që çfarëdo skeme ekzistuese e ndihmës të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
•    autorizon përputhshmëritë e kushtëzuara të ndihmës shtetërore;
•    Komisioni miraton Rregulloren e Punës, ku përcaktohet organizimi, procedurat administrative të vendimmarrjes si dhe masat e duhura për evitimin e konfliktit të interesit;
•    Komisioni, çdo vit deri më 30 shtator miraton Raportin Vjetor të Ndihmës Shtetërore dhe ia dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës;
•    Komisioni ushtron detyrat dhe përgjegjësitë tjera, të përcaktuara me Ligjin për Ndihmë Shtetërore.

Mandati i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen me mandat tri (3) vjeçar, me mundësi  të  rizgjedhjes edhe për një mandat. Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, nuk duhet të mbajnë funksione publike dhe pozita të emëruara politike.


Kandidatët për anëtarë  të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

•    të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
•    të jenë të diplomuar në fakultetin ekonomik apo juridik, apo në fushat tjera përkatëse që lidhen me fushën e ndihmës shtetërore;
•    të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë profesionale fushat e drejtësisë, financave publike ose fushat tjera që ndërlidhen me ndihmën shtetërore;
•    të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burg për më shumë se gjashtë (6 muaj);
•    të kenë aftësi për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, me vendoshmëri dhe përgjegjshmëri.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

•    Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
•    Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
•    Letra motivuese;
•    CV; 
•    Dëshmia për përvojën e punës;
•    Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  30.10.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217); 
Me e-mail: [email protected]

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose 
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm. 
 

16 Tetor 2020

KONKURS - Për zgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga komunitetet joshqiptare

Application documents

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 10, paragrafi 2 të Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shpall:


K O N K U R S 


Për zgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga komunitetet joshqiptare

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për  ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil.

Përbërja e Këshillit 

Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prej tyre, së paku dy (2) anëtar zgjedhën nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtar duhet të jenë të gjinisë femërore.

Funksionet e Këshillit :

•    Mbikëqyr  zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil;
•    Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civil dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil;
•    Mbikëqyrë procedurën e përzgjedhjes dhe vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, janë zhvilluar në pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil;
•    Monitoron institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civilë.


Kandidati që aplikon për tu zgjedhur anëtar i Këshillit duhet të ketë kualifikimet dhe të plotësojë kriteret në vijim:

•    Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
•    Të ketë diplomë të fakultetit juridik të vlefshme sipas ligjit në fuqi;
•    Të ketë së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku pesë (5) vite përvojë pune në shërbimin civil;
•    Të ketë të kryer provimin e jurisprudencës;
•    Të jetë njohës mirë i legjislacionit në fuqi;
•    Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
•    Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil me vendim përfundimtar.

Mandati i anëtarëve të Këshillit

•    Anëtarët e Këshillit zgjedhën për mandat shtatë (7) vjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes për mandat tjetër.
•    Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë që gjatë mandatit të tij të ushtrojë ndonjë funksion tjetër shtetëror, të jetë anëtar i partisë politike apo të marr pjesë në aktivitete politike.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse: 

•    Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
•    Letra motivuese; 
•    Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
•    Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
•    Dëshmia për përvojën e punës; 
•    Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  04.11.2020,  në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217); 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose 
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.