Aktivitetet e transparencës së Kuvendit

Nesër në Ferizaj mbahet takimi i deputetëve me qytetarë

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018.

Nga takimi i deputetëve të Kuvendit me qytetarët e Pejës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës: Besa Gaxherri, Hajdar Beqa, Fatmire Kollçaku, Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj dhe Hykmete Bajrami, në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, kanë takuar sot në Pejë, qytetarë të kësaj ane, me të cilët bashkëbiseduan lidhur me nevojat, shqetësimet dhe kërkesat që ata kanë.

Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Pejës

Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", të premten, më 22 qershor 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës.

Nga takimi i Forumit për Transparencë Parlamentare

Forumi për Transparencë Parlamentare, i drejtuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, zhvilloi sot takimin e tij të rregullt, në të cilin pikë qendrore e diskutimit ishte raportimi mbi debatet e kaluara nga aktiviteti "Ditët e Kuvendit 2018", si dhe caktimi i qyteteve për debatet e ardhshme.

Kuvendi hap dyert për diasporën

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Germin, ka hapur sot dyert për diasporën shqiptare, pjesëmarrës nga 22 shtete të ndryshme të botës, për të dëgjuar kërkesat e tyre në drejtim të legjislativit kosovar por edhe qeverive të tre shteteve.