Kuvendi i Republikës së Kosovës

Forumi për Transparencë identifikoj çështjet parësore për të punuar në 2017-tën

15.09.2019

Me 3 Nëntorë, gjatë një sesioni për planifikim strategjik anëtarët e Forumit vendosën të fokusohen në katër aktivitete kryesore që do të kontribojnë të rrit bashkëpunimin, transparencën, komunikimin, dhe efikasitetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ndaj palëve të interesuara, të cilat janë;

  • E-parlament, rrespektivisht zhvillimin e sistemit për përcjelljen e legjislacvionit (LTS) në faqen e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të u siguroj qytetarëve dhe OJQ-ve qasje të lehtë në informacionet për projekt ligjet.
  • Shqyrtimin e Rregullorës për media dhe qasjen e publikut në punën e Kuvendit, që të siguroj qasje më të lehtë qytetarëve dhe medias në Kuvend (qasje fizike dhe dokumentacionin)
  • Rishikimin e Kodit të Mirësjelljes në lidhje me parimet dhe standardet nderkombëtare për Etikën në Kuvend.

Aktivitete vjetore; Miratimi i Planit Vjetorë të Forumit; Organizimi i Konferencës Vjetore; Ditët e hapjes së Kuvendit për Ditën e Pavarsisë, Ditën e Fëmijëve, Ditët e Diasporës dhe Ditën e Demokracisë.