Kuvendi i Republikës së Kosovës

Forumi për Transparencë Parlamentare organizon ditët e diasporës

15.09.2019

Me 21-22 korrik, Kuvendi i Kosovës hapi dyert dhe ftoj diasporën që të vizitoj Kuvendin, në mënyrë që të ju ofroj atyre mundesinë  të jenë sa më afër me institucionet e tyre, të njihen me legjislaturën dhe të krijojnë një mekanizëm formal të komunikimit. Qindra qytetarë, që jetojnë jasht vendit kishin mundësinë që gjatë këtyre dy ditëve nga afër të mësojne rreth punës së Kuvendit. Rreth 300 pjesëmarrës ishin prezent në hapjen e kësaj ngjarje, të mirëpritur nga Kryetari (Zenun Pajaziti-PDK) dhe dy anëtarë tjerë të forumit (Shqipe Pantina -VV dhe Salih Morina- LDK). Gjatë këtyre dy ditëve, prindër me fëmijë, gjenerata të reja dhe të vjetra kishin mundësinë të bisedojnë me deputetët, ti shprehin shqetësimet e tyre dhe të shohin kushtet ku përfaqësuesit e tyre i kryejn detyrat dhe marrin vendimet që në menyre direkte ose indirekte ndikon tek ata. Përveç kësaj, disa materiale u janë shpërndarë diasporës, ku në hapa të thjeshtë spjegohet roli i Kuvendit dhe gjithashtu mekanizmat që Kuvendi mund të përdorë për te mbikëqyrur punën e Qeverisë.