Kuvendi i Republikës së Kosovës

Punëtoria e Grupit Punues për hartimin e Planit të Veprimit për Transparencën Parlamentare

15.09.2019

Prej 4 deri me 6 prill, NDI ka organizuar një punëtori dy ditore me anëtaret e Grupit Punues për transparencë parlamentare, që është mbajtur në Durrës, Shqipëri. Grupi Punues i përbërë nga përfaqësues nga KDI, GAP, Zyrëtarja ndërlidhese për OJQ në Kuvend, Drejtori i TI-së, dhe gjithashtu prezent ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Drejtori i Drejtorisë për Mbeshtetje të Komisioneve Parlamentare, si dy nga rolet kryesore në Administraten e Kuvendit. Kjo punëtori ju ka shërbyer anëtareve të fokusohen dhe të hartojnë Planin e Veprimit për Transparencë Parlamentare. Gjatë puntorisë, grupi ra dakord mbi strukturen që përmbanë; 1. Qasje ne informacione të Kuvendit; 2. Pjesëmarrja e qytetarëve dhe shoqërisë civile në punën e Kuvendit; 3. Bashkëpunimi i Kuvendit me Publikun dhe 4. Zhvillimi i teknologjisë informative. Për më tepër grupi ka shqyrtuar rekomandimet për 44 indikatorët e Deklaratës mbi të cilat janë zhvilluar aktivitetet.