Kuvendi i Republikës së Kosovës

U mbajt takimi i deputetëve me qytetarë të Podujevës E Premte, 11.05.2018

15.09.2019

Deputetët: Ahmet Isufi, Enver Hoti, Fidan Rekaliu, Saranda Bogujevci dhe Salih Salihu, u janë përgjigjur qytetarëve të Podujevës në pyetjet e shtruara dhe shqetësimet e ngritura Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", sot në Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani" në Podujevë, qyetarët e këtij qyteti kanë bashkëbiseduar me deputetë të Kuvendit dhe u kanë adresuar pyetje të shumta, që nga problemet e infrastrukturës lokale, deri te proceset e rëndësishme shtetërore. Deputetët: Ahmet Isufi, Enver Hoti, Fidan Rekaliu, Saranda Bogujevci dhe Salih Salihu, u janë përgjigjur qytetarëve në pyetjet e shtruara dhe shqetësimet e ngritura. Ndërtimi shtëpisë e re të Kulturës në Podujevë, ishte interesimi i parë një podujevasi, të cilin ai e ngriti si prioritet në këtë komunë. Investimet në infrastrukturë në qytetin e Podujevës si dhe në fshatrat e kësaj komunë, krijimi i vendeve të reja të punës ku do të punësoheshin kryesisht të rinj e kësaj komune, problemet në arsim dhe shëndetësi, zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe të të pagjeturave, investimet në bujqësi, njohja e përvojës së punës të arsimtarëve që kanë punuar gjatë viteve 1990-1999, ndërtimi e një biblioteke të re në këtë qytet, njohja e punës vullnetare të të rinjve si përvojë pune, roli përfaqësues i deputetëve dhe sjelljet e tyre gjatë seancave, luftimi i korrupsionit dhe dukurive të tjera negative që e ekzistojnë ne shoqëri, si dhe liberalizimi i vizave, ishin çështjet kryesore që preokupuan qytetarët podujevas dhe si problematika ua adresuan deputetëve në këtë takim. Përfaqësuesit e zgjedhur të tyre, Ahmet Isufi, Enver Hoti, Fidan Rekaliu, Saranda Bogujevci dhe Salih Salihu, shprehën përkushtimin e tyre dhe të subjekteve politike që përfaqësojnë, për t'u angazhuar maksimalisht në zgjidhjet e problemeve dhe sfidave që qytetarët e Podujevës ngritën para tyre.