Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ekonomisë dixhitale, tregtisë, industrisë, turizmit, mbrojtjes së konsumatorit, naftës, mallrave strategjike, zonave ekonomike, pronësisë industriale, ndërmarrësisë, marrëdhënies së punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, dialogut social, sektorit privat, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike, si dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e martë, 19:00 16 Qershor 2020
Salla N204

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Endrit Shala, kryetar, Doruntinë Maloku - Kastrati, nënkryetare e parë, Zoran Mojsiloviq, nënkryetar i dytë, Mimoza Kusari - Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Fidan Rekaliu, Ferat Shala, dhe Pal Lekaj, anëtarë. Stafi mbështetës i komisionit: Armend Ademaj, Muhamet Morina dhe Veton Raci.

Munguan: Memli Krasniqi dhe Adem Hoxha, anëtarë.

Të ftuar: Arber Prenaj, OSBE, Doruntina Kastrati, BIRN dhe Getoar Mjeku asistent i deputetit Hekuran Murati dhe Qendresa Nikqi, praktikante nga D+.

Rendi i ditës
e mërkurë, 11:00 10 Qershor 2020
Salla C203

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Endrit Shala, kryetar, Doruntinë Maloku - Kastrati, nënkryetare e parë, Zoran Mojsiloviq, nënkryetar i dytë, Mimoza Kusari - Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Ferat Shala, Memli Krasniqi dhe Pal Lekaj, anëtarë, si dhe Dimal Basha deputet i LVV-së. Stafi mbështetës i komisionit: Armend Ademaj, Muhamet Morina dhe Veton Raci.

Munguan:

Të ftuar: z. Musa Shabani, kryesues i bordit të KPMM-së dhe Raif Preteni,drejtor i ARRU-së. Pjesëmarrës të tjerë: Avdyl Konjuhi - KPMM, Azem Rexha – KPMM, Kemajl Zeqiri – KPMM, Festina Kutllovci – KPMM dhe Ramiz Krasniqi – KPMM, Zoge Spahiu dhe Hysni Feha – ARRU; Arbër Prenaj – OSBE, Fidan Kalaja – GPLVV, Endrit Spahiu – GP PDK, Learta Hollaj – Kabineti i Kryetares se Kuvendit, Kaltrina Rexhaj – INDEP, Kastriot Kokollari – Ekonomia Online, Blerina Muqolli – Kuvend, Duresa Tafa – Kuvend dhe Yllka Gashi – GP LDK.

Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Armend

Ademaj

Koordinator

Tel: 038 200 10 627

Mob: 044 768 600

Muhamet

Morina

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 642

Mob: 044 208 234

Veton

Raci

Zyrtar i fushës

Tel: 038 200 10 649

Mob: 044 510 066

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij Komisioni përfshin: 

  • Shqyrtimin e projektligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e veprimtarive ekonomike ndërmjet Kosovës dhe shteteve të tjera, duke i bërë rekomandime Kuvendit dhe ministrisë përkatëse etj.;
  • Krijimin e infrastrukturës ligjore e të ambientit më të sigurt për investime, për marrëveshje tregtare, për koncesione në infrastrukturë, energjetikë, resurse minerale dhe që lidhen me zhvillimin e këtyre degëve ekonomike. 
  • Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e zbatimit të politikave të përgjithshme në fushën e ekonomisë, punësimit, tregtisë, industrisë, energjetikës;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Mbikëqyrjen e punës së agjencive të pavarura dhe rregullatorëve të themeluara nga Kuvendi;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij Komisioni; 

Në ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga Komisioni.