Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Bazuar në Rregulloren e Punës, Kryesia takohet çdo javë kur takohet edhe Kuvendi, për të shqyrtuar dhe përgatitur rendin e ditës së Kuvendit për mbledhjen e javës vijuese, si dhe rendin e përkohshëm të ditës për dy javë më vonë.

Kryesia siguron që çfarëdo mocioni përmbajtësor që mbështetet nga gjashtë ose më shumë deputetë të Kuvendit, të futet në rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit brenda tri javësh pune prej kur është marrë kjo shkallë e mbështetjes.

Kryesia miraton vendimet e saj me konsensus. Në rast se mungon konsensusi, përpos në rastet të përcaktuara, ajo vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.

Glauk Konjufca

 Kryetari

Nënkryetarët e Kuvendit

Arbërie Nagavci

Nënkryetar

LËVIZJA VETËVENDOSJE!

Kujtim Shala

Nënkryetar

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

Memli Krasniqi

Nënkryetar

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

Slavko Simić

Nënkryetar

SRPSKA LISTA

Fikrim Damka

Nënkryetar

KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI