Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deputetet Balje e Ismaili morën pjesë në video-konferencën e Rrjetit të komisioneve për të drejtat e njeriut të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

26.06.2020

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje dhe zv/kryetarja e parë e këtij komisioni, Besa Ismaili, morën pjesë në video-konferencën e Rrjetit të komisioneve parlamentare për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor – HUGEN.

Ky rrjet funksionon në kuadër të projektit të Fondacionit Britanik për Demokraci Westminster WDF.

Në takim u diskutua rreth planit të aktiviteteve të Rrjetit HUGEN për periudhën shtator 2020 – shtator 2021. Në veçanti, u diskutua për aktivitetet e komisioneve përkatëse, nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Ky është takimi i parë i deputetëve të Kuvendit të Kosovës në kuadër të këtij rrjeti.