Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

29.12.2020

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka kryesuar Shkëmb Manaj, kryetar. 

Lidhur me Shqyrtimin e raportit me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, kryetari Manaj tha se të 150 amendamentet e propozuara nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere janë konform kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi.

Rrjedhimisht, komisioni, me gjashtë vota për, i dha mbështetje projektligjit me amendamentet e propozuara.