Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, në takim me përfaqësues nga Republika e Afrikës Qendrore

23.09.2020

Anëtarët e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, pritën sot në takim delegacion nga Republika e Afrikës Qendrore.

Kryetari i komisionit, Mërgim Lushtaku, këtë takim midis delegacioneve të të dyja shteteve e ka konsideruar si tejet të rëndësishëm për të dy palët. Sipas Lushtakut, miqësia mes Kosovës dhe Republikës së Afrikës Qendrore është në dobi të të dyja vendeve. 

Ai gjithashu ka propozuar që pas këtij takimi, Kosova dhe Republika e Afrikës Qëndrore ta mbështesin fuqishëm njëra-tjetren në anëtarësimin e organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Në anën tjetër, Benjamin Kaigama, nënkryetar i partisë ‘’Patrie Party’’, i cili e cilësoi Kosovën si shembull për shtetet e reja, u shpreh se është tejet falenderues ndaj kësaj mundësie për të vizituar Kosovën. Ai ka kërkuar që edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës shumë shpejt të vizitojnë shtetin e tij.

Të dy palët u dakorduan për një miqësi afatgjatë dhe shkëmbim të përvojave.