Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

16.01.2020

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII.

 

Koha: 11:00

 

Vendi: Salla C 301

 

 
Rendi i ditës:

 

1.     Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

 

2.     Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,

 

II.  Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.