Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi konstituon Grupin Parlamentar të Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar

20.10.2020

Sot u mbajt takimi i parë i anëtarëve të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë – Mbretëri e Bashkuar, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për Legjislaturën e Shtatë.

 

Takimi u mbajt me ftesë të deputetes Ariana Musliu Shoshi (GP – PDK), kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë – Mbretëri e Bashkuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Gjatë këtij takimi, Musliu – Shoshi kumtoi zyrtarisht fillimin e aktivitetit të këtij Grupi, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të diplomacisë parlamentare nëpërmjet grupeve parlamentare të miqësisë, në theks të veçantë rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit me homologët britanikë dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Parlamentin britanik dhe Mbretërinë e Bashkuar në fushat me interes të përbashkët.