Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi vazhdoi punimet e seancës plenare

13.07.2020

Kuvendi miratoi parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës përbvitin 2020

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën kryesimin e dr. Vjosa Osmani, kryetare, ka vazhduar seancën plenare të ndërprerë më 10 korrik, me të vetmen pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Deputetët vazhduan të shprehin qëndrimet e tyre lidhur me aspekte përmbajtësore të projektligjit, duke dhënë, gjithashtu, sugjerime dhe rekomandime. 

Pas diskutimeve, me 67 pro dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi në parim projektligjin, duke i hapur kështu rrugë shqyrtimit të tij komisionin funksional dhe në komisionet e tjera.