Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

26.05.2020

Komisioni për Integrime Evropiane, i kryesuar nga Armend Zemaj, kryetar i komisionit, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën diskutoi lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave. 
Lidhur me këtë, komisioni konstatoi se Kosova i  ka përmbushur kriteret teknike të vendosura nga ana e BE-së, e që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Ndërkaq,  ndër shkaqet e mos përmbushjes së këtij qëllimi, u vlerësua se  është mosdakordimi i disa shteteve në kuadër të BE-së, të cilat, kanë perceptim negativ se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm në luftimin e korrupsionit. 
Gjatë debatit, anëtarët e komisionit u pajtuan që çështja e liberalizimit të vizave, të jetë një ndër angazhimet kryesore në punën e tyre.  
Në këtë mbledhje, ndonëse ishte paraparë që të diskutohet edhe për  financimin e Kosovës nga BE-ja në luftimin e COVID-19, kjo çështje, në mungesë të  raportit nga ana  e Ministrisë së Integrimit Evropian u shty për një nga mbledhjet e radhës.