Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

26.05.2020

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, i drejtuar nga Albena Reshitaj, kryetare, zhvilloi një takim me Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

Drejtuesja Reshitaj pasi sqaroi qëllimin e takimit bëri një rezyme të shkurtër të gjendjes në Kosovë lidhur me pandeminë si dhe problematikat e paraqitura gjatë kësaj periudhe. 

“Në mungesë të paraqitjes së ministrit, ju kemi thirrur për një informacion me të gjerë lidhur me kontrollin e situatës pandemike nga Ministria e Shëndetësisë, sidomos pas vendimeve të shumta të marra nga qeveria”, theksoi Reshitaj. 

Ajo kërkoi informacion më të detajuar nga sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, për numrin e pakët të testeve të kryera, për një milion banorë, si dhe numrin e qytetarëve të rikthyer në qendrat e karantinimit dhe nënshtrimit të tyre për testim.

Sekretari Bardiqi iu përgjigj pyetjeve të shumta duke i dhënë sqarime me radhë deputetëve. 

Deputeti Haxhiu pasi paraqiti një dokumentacion të gjerë lidhur me procedurat e tenderimit ngriti një sërë pyetjesh lidhur me, siç tha ai, dyshimet për abuzime me tenderët që janë dhënë gjatë kësaj kohe të shkurtër me procedura të përshpejtuara. 

Ai theksoi se Kuvendi, në fillim të qershorit ka vendosur të ngrejë një komision hetimor parlamentar lidhur me hetimet për këto procedura.

Sekretari Bardiqi theksoi se distancohej nga vendimet politike, por iu përgjigj pyetjeve për veprimet administrative që vareshin prej tij, duke e mirëpritur Komisionin hetimor të Kuvendit në të ardhmen.