Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike

26.05.2020

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka kryesuar Endrit Shala, kryetar.

Në këtë mbledhje, është marrë vendimi që të formohet Grupi i Punës për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, në përbërje nga një anëtar nga secili grup parlamentar, të cilët janë pjesë e këtij komisioni.
Në vazhdim të kësaj mbledhje, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Arsim Janova, ka prezantuar raportin e këtij institucioni për vitin 2019.
Më pas, anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, në mënyrë interaktive kanë diskutuar me anëtarët e bordit të ZRRE-së për gjendjen në sistemin energjetik të Kosovës, konkretisht për çmimin e energjisë elektrike; për liberalizimin e tregut; për energjinë e ripërtritshme; për sfidat me të cilat përballën konsumatorët, por edhe invesitorët si dhe bizneset. 
Anëtarët e këtij komisioni, janë pajtuar që në mbledhjen e radhës të vendosin për miratimin ose ajo të Raportit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2019.