Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, mbajti mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari Endrit Shala, në të cilin u miratua raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit-AKP, për vitin 2019.
Për këtë pikët të rendit të ditës diskutimi ishte shterur gjatë mbledhjes së djeshme.
Ndërkaq, për arsye të një avarie në minierën e Kishnicës, komisioni liroi Bordin e Komisionit të pavarur për Miniera dhe Minerale-KPMM, i kryesuar nga kryetari Musa Shabani, bord ky i paraparë të prezantojë sot para komisionit raportin e këtij komisioni për vitin 2019.
Anëtarët e komisionit, u dakorduan që takimi i radhës, me anëtarët e këtij bordi, të mbahet të martën e ardhshme.