Kuvendi i Republikës së Kosovës

Presidenti i Bundestagut Gjerman uron kryetaren e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani

16.03.2020

Kryetarja me Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, dr. Wolfgang Schäuble.

 

Ai e ka uruar zonjën Osmani për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

 

“E pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, në kontekstin dypalësh ose ndërkombëtar”, thuhet në telegramin e kreut të Budestagut gjerman.

 

Në këtë telegram, z. Schäuble ka shprehur gatishmërinë që në një të ardhme të afërt ta takojë zonjën Osmani në Berlin.​