Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sekretari i Kuvendit, Krasniqi, u prit në takim nga Sekretarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Ivanova

24.10.2019

Thellohet bashkëpunimi midis administratave të të dyja parlamenteve

 

Në vazhdën e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, u prit sot në takim nga Sekretarja e Përhershme e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Cvetana Ivanova.

Diskutimet u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit ndërparlamentar, me theks të veçantë në fushën e shërbimeve ligjore, hulumtimeve parlamentare, transparencës dhe llogaridhënies.

Të dy sekretarët ranë dakord që gjatë tre muajve t'i percaktojnë fushat me interes.

Takimi është fasilituar nga NDI në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.