Kuvendi i Republikës së Kosovës

Edukimi Qytetar / Kuvendi për fëmijët

Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. Si i tillë, përfaqëson dhe mbron interesat e qytetarëve.

Duke shqyrtuar dhe miratuar ligje, Kushtetutën dhe dokumente të tjera, Kuvendi ushtron funksionin e vet legjislativ.

Nëpërmjet pyetjeve për qeverinë, shqyrtimit të raporteve dhe mbikëqyrës së zbatimit të ligjeve, zbaton funksionin mbikëqyrës

Në këtë faqe, do të gjeni informata të tjera të rëndësishme për mënyrën se si funksionon Kuvendi, për punën që bën dhe aktivitetet që realizon.

Po ashtu, mund të eksploroni më shumë rreth demokracisë, të njiheni me ndërtesën dhe të zbuloni se si të organizoni një vizitë në Kuvend.

Kuvendi i kushton rëndësi të veçantë komunikimit me publikun dhe lehtësimit të qasjes së tij në punën legjislative, veçanërisht grup-moshave të reja. Prandaj, kjo faqe i dedikohet kësaj kategorie të shoqërisë.

Një shtyllë e veçantë është në shërbim të mësimdhënësve të Edukatës Qytetare, të cilët, nëpërmjet informatave të ofruara, mund ta bëjnë më atraktive orën e tyre mësimore.