Kuvendi i Republikës së Kosovës

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron në Hagë të Mbretërisë së Holandës

18.03.2015

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i përbërë prej: Time Kadriaj, nënkryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike dhe Glauk Konjufca, anëtar i këtij Komisioni, si dhe Fatmire Kollçaku, Zenun Pajaziti, Visar Ymeri dhe Milaim Zeka anëtar të Komisionit për Integrime Evropiane, po marrin pjesë në një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës (me 13 qershor).

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisioni për Integrime Evropiane dhe Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kanë zhvilluar takime të ndryshme në Parlamentin e Holandës dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës.

Në parlamentin holandez delegacioni është pritur nga përfaqësues të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Siguri, z. Anne Mulder dhe z. Sven Koopmans. Gjithashtu delegacioni i Kuvendit është pritur edhe nga përfaqësues të ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, znj. Janna vab der Velde, udhëheqëse e Divizionit për Evropën Jug-Lindore dhe zyrtarë tjerë të MPJ-së përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për procesin e integrimit evropian dhe përspektiven e Kosovës, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga institucionet e Holandës në procesin e liberalizimit të vizave.