Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti ish-shefin e OSBE-së, William Walker

18.03.2015
Kosova ka hyrë në një fazë zhvillimi kur kërkohet një depërtim ndërkombëtar i institucioneve të Kosovës, prandaj kemi nevojë për ndihmën e miqve të verifikuar, është shprehur Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, në takim me ish-shefin e OSBE-së William Walker. Daci ka shprehur mirënjohejen e thellë për gjithë atë që ka bërë zoti Wallker për Kosovën dhe popullin e saj dhe është shprehur se populli i Kosovë do t™i jetë mirënjohës përjetë.
Ish-ambasadori Walker, i cili është anëtar i një grupi në Universitetin e Harvardit për lobim në SHBA dhe ndihmë institucioneve të Kosovës për procese pozitive e për depërtim ndërkombëtar të Kosovës, është angazhuar për sigurimin e përkrahjes së liderëve botërorë për avancimin e statusit të Kosovës.
Kryeparlamentari Daci e ka mbështetur angazimin e këtij grupi dhe të zotit Walker dhe është zotuar se bashkërisht do të bëjnë punë të mirë për Kosovën.