Kuvendi i Republikës së Kosovës

Drejtoria për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv

Arben Loshi

Drejtor

Drejtoria për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, është përgjegjëse për:
a. Ofrimin e shërbimeve hulumtuese legjislative nga literatura profesionale, legjislacioni i shteteve të rajonit, praktikat më të mira të shteteve anëtare të BE-së, nga interneti, baza të dhënash dhe statistika zyrtare për të gjitha çështjet që ndërlidhen me punën e Kuvendit
b. Ofrimin e shërbimeve hulumtuese legjislative me kërkesë të deputetëve dhe organeve apo trupave punues të Kuvendit (në pajtim me Udhëzimin Administrativ për fushëveprimin dhe rregullat e punës se Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv), ku hyjnë: raporte hulumtuese, analiza politike dhe analiza krahasimtare, informata dhe memo
c. sigurimin e ofrimit të shërbimeve sa më profesionale nga shërbimi i hulumtimeve, duke respektuar parimin e profesionalizmit, konfidencialitetit dhe paanshmërisë politike
d. Hartimin e raporteve vjetore dhe raporteve fundmandatore për punën e Kuvendit, pas pranimit të raporteve nga Drejtoritë përkatëse, të Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale, si dhe Drejtoritë tjera
e. organizimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore të aktiviteteve të bibliotekës, duke përfshirë sigurimin e literaturës për lexim, evidentimin dhe sistemimin e fondit bibliotekar, blerjen dhe ofrimin e librave dhe revistave
f. Krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave për deputetët e Kuvendit, sipas legjislaturës
g. arkivimin e lëndës arkivore të Kuvendit, në pajtim me Ligjin për arkivat, Ligjin për arkivim të lëndës arkivore si dhe aktet nënligjore të nxjerra për këtë qëllim
h. Sigurimin e kopjeve të dokumenteve të arkivuara, në pajtim me Ligjin për qasje në dokumentet zyrtare dhe legjislacionin tjetër në fuqi

Tel: 038 200 10 633
Cel: 044 153 310
Email: [email protected]
 

Drejtoria për Kërkim, Bibliotekë dhe Arkiv, përbëhet nga:

a. Njësia për Hulumtime

b. Njësia për Bibliotekë dhe Arkiv