Kuvendi i Republikës së Kosovës

Fitim Uka

PARTIA:Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV)

GRUPI PARLAMENTAR: Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV)

KOMISIONET: Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe SportKomisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Përkatësia etnike: Shqiptar;

Ditëlindja: 21.03.1987;

Vendlindja: Prishtinë;

Statusi civil: I martuar;

Arsimimi:
Gusht 2018 – Dhjetor 2018 
Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin Illinois në Çikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 
Studimet e Post-doktoraturës

Shtator 2013 – Maj 2017 
Departamenti i Psikologjisë në “Albert-Ludvigs-University” Freiburg, Gjermani
Titulli i fituar: PhD në Psikologji

Tetor 2011 – Korrik 2013
Departamenti i Shkencave të të mësuarit në Ludvig Maximilian University – Mynih, Gjermani
Titulli i fituar: Master i shkencave të të mësuarit

Shtator 2005 – Korrik 2008
Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Kosovë
Titulli i fituar: BA i Psikologjisë

Shtator 2010 – Shtator 2011
Kosova Health Foundation, Prishtinë, Kosovë

Trajnim profesional në “Terapi Familjare”

Gjuhë tjetër përveç amtares: Gjuhë Angleze;

Aktivitete dhe funksione paraprake apo të tanishme: 

Nga viti 2017 dhe aktualisht
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Kosovë

Sekretar në departamentin e psikologjisë dhe asistent i rregullt në programin BA për psikologji të përgjithshme dhe programin master në Psikologji Shkollore.

Nga tetori 2017  - Qershor 2018 
Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka“, Gjilan, Kosovë

Ligjërues në departamentin e Edukimit, lënda „Psikologji e fëmijëve“

Nga tetor 2012 - Janar 2018 
Kolegji “Heimerer”, Prishtinë, Kosovë

Ligjërues në departamentin e Shkencave Shëndetësore Terapeutike

Nga Mars 2009 dhe aktualisht
Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, Prishtinë, Kosovë

Drejtor ekzekutiv

Nga shtator 2013  - Shtator 2018
Ambulanca e Psikologjisë Klinike “UNI”

Ideator, themelues dhe psikoterapeut i kësaj klinike

Nga tetor 2012 – Tetor 2017 
Kolegji “Heimerer”, Prishtinë, Kosovë

Prorektor për Hulumtime dhe Cilësi

Nga janar 2015 – Tetor 2015 
Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës

Kryetar i Komisionit për Provim të Licencës për Psikolog

Tetor 2013 – Dhjetor 2013
Universiteti Publik “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik

Ligjërues i lëndës “Psikologji e Përgjithshme” Drejtimi Biologji-Kimi, viti i tretë
 

Maj 2012 – Shtator 2012
Ludvig Maximilian University, Munich, Gjermani

Tutor/asistent për lëndët “Measuring Learning and Change 2” dhe “Educational and Psychological Testing 2”

Tetor 2012 – Dhjetor 2012
Ludvig Maximilian University, Munich, Germany

Tutor/Asistent për lëndën “Statistics”

Tetor 2010 – Dhjetor 2011 
Revista psikologjike “Psika”

Botues dhe kryeredaktor

Tetor 2009 – Dhjetor 2011
Gazeta e përditshme “Tribuna”

Kryeredaktor

Grantet dhe Bursat

2016 – 2018 
Fitues i grantit të GIZ (Deutsche Gesellschaft fur International Zusammenarbeit) si ekspert i kthyer nga Gjermania në Kosovë  

2017
Fitues i grantit të SRCD për pjesëmarrje në konferencën e Shoqërisë për Hulumtim të Zhvillimit të Fëmijëve të mbajtur në Austin/Texas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2015
Fitues i grantit të Jacobs Foundation për pjesëmarrje në konferencën e Shoqërisë për Hulumtim të Zhvillimit të Fëmijëve të mbajtur në Philadelphia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2014
Fitues i grantit të “International Society for Intelligence Research” për pjesëmarrje në konferencën e mbajtur në Grazz, Austri.

2014
Fitues i bursës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për dokoraturë

2013
Fitues i bursës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për dokoraturë

2013
Fitues i grantit të “Jacobs Foundation” për të marrë pjesë në konferencën e 16-të Evropiane të Psikologjisë së Zhvillimit

2006-2007
Fitues i bursës për arritje të lartë në studime. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, Kosovë 

2007 – 2008
Fitues i bursës për arritje të lartë në studime. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, Kosovë 


Anëtarësimi në grupet dhe trupat profesionale
Nga 2015 dhe aktualisht
Përfaqësues i Kosovës në Programin Hulumtues “Positive Youth Development, me bazë në Bergen të Norvegjisë

Nga 2013 dhe aktualisht
Përfaqësues nacional i Kosovës në grupin hulumtues “Early Researcher Union of European Association of Developmental Psychology”

2011 – 2017 
Bashkëpunëtor shkencorë në Institutin e Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri

 

AKTIVITETET E DEPUTETIT

Ligjëratë e ftuar nga OJQ "Autizmi Flet"

3/14/2020 1:05:53 AM

Me ftesë të OJQ “Autizmi Flet”, me 29 shkurt kam ofruar ligjëratë në lidhje me disa nga teknikat e menaxhimit të sjelljeve tek fëmijët me autizëm, me fokus në ambientet shtëpiake. 

Inicimi i kampanjës online "#Unë nuk jam ngacmues dhe ngacmuesit nuk mund të jenë miq të mi!"

3/14/2020 1:10:46 AM

Inicimi i kampanjës online kundër ngacmimeve me titull: 
"Unë nuk jam ngacmues dhe ngacmuesit nuk mund të jenë miq të mi!"