Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe mjedis, është Komision Funksional.
Tel: 038 200 10 608
Mob: 044 942 703
Tel: 038 200 10 639
Mob: 044 345 369
(Nuk ka dokumente)
Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me bujqësinë, pylltarinë, zhvillimin rural, infrastrukturën dhe mjedisit.
• Fushëveprimi i këtij komisioni përfshinë:
- Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e politikave të zhvillimit të bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të infrastrukturës dhe mjedisit;
- Angazhimin për konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të Infrastrukturës dhe mjedisit, duke përcjellë modelet më të avancuara bashkëkohore nga këto fusha;
- Shqyrtimin e nivelit të zbatimit të programit të Qeverisë në fushën e bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të Infrastrukturës dhe mjedisit dhe i jep rekomandime Kuvendit;
- Bashkëpunimin me komisionet e tjera të Kuvendit, në veçanti, me Komisionin për Buxhet e Financa, kur është fjala për financimin dhe për menaxhimin e programeve nga Qeveria;
- Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;
- Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet e Financa, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
- Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit, i barten këtij komisioni.
Për ushtrimin e funksioneve, komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës, me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga komisioni.