Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, është Komision Funksional. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me funksionimin e administratës lokale, të shërbimeve civile, zhvillimit rajonal dhe të mediave.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

(Nuk ka aktivitete)

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit:

Drita

Morina

Koordinatore

Tel: 038 200 10 615

Mob: 044 127 823

Mirjeta

Heta

Nëpunëse administrative

Tel: 038 200 10 613

Mob: 044 209 265

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:

  • Mbikëqyrjen e administratës lokale dhe funksionimin e pushtetit lokal;
  • Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;
  • Shqyrtimin, përcaktimin dhe koordinimin e politikave të punë për një shërbim objektiv civil për të gjithë qytetarët, pa dallime, mbi bazën e objektivitetit, të profesionalizmit dhe të përgjegjësisë;
  • Projektet e aftësimit dhe të ngritjes profesionale të kuadrove për shërbimin civil;
  • Propozimin e masave për ofrimin e shërbimeve të inxhinierisë dhe të menaxhimit të ndërtesave;
  • Propozimin e masave për administrimin e sistemit të pagesave dhe listën e pagave të shërbimit civil;
  • Shqyrtimin e standardeve për shërbimet e teknologjisë informative, që duhet përdorur;
  • Shqyrtimin e implementimit të politikës së punës për sigurimin e shërbimeve të furnizimit në përputhje me rregullat dhe me procedurat e përcaktuara;
  • Shqyrtimin e çështjeve për administrimin dhe regjistrimin e OJQ-ve;
  • Shqyrtimin e çështjeve me rëndësi për mbledhjen, mirëmbajtjen, analizën dhe për publikimin e statistikave zyrtare;
  • Shqyrtimin e çështjeve për administrimin dhe për mirëmbajtjen e sistemit kadastror;
  • Shqyrtimin e listës së anëtarëve për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Bordin e Mediave Publike;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet dhe Financa, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij komisioni.

Në ushtrimin e funksioneve, komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga komisioni.