Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:
- Shqyrtimin e projektligjit në aspektin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve;
- Të drejtën për të vendosur me shumicë votash të anëtarëve të vet lidhur me projektligjin, me qëllim të adresimit të drejtë dhe përkatës të të drejtave dhe të interesave të komuniteteve. Një deklarim i tillë mund t’i drejtohet komisionit përkatës funksional të Kuvendit, ose Kuvendit, sipas rastit.
- Të drejtën për të propozuar projektligj dhe masa të tjera të ngjashme në suaza të përgjegjësisë së Kuvendit, kurdoherë që e sheh të nevojshme t’i trajtojë shqetësimet e komuniteteve.
- -Të drejtën që me kërkesë të një anëtari të Kryesisë së Kuvendit që çdo projektligj t’i dërgohet për shqyrtim Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. Komisioni, me shumicë votash të anëtarëve, vendos të bëjë rekomandime për projektligjin;
- Dhënien e mendimit këshillimor, më kërkesë të Kryesisë së Kuvendit, një komisioni, ose një grupi të përbërë të paktën nga 10 (dhjetë) deputetë të Kuvendit, lidhur më një çështje.
- Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet dhe Financa, shqyrtimin dhe miratimin duke i përfshirë edhe amendamentet;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nga fushëveprimi i tij;
- Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit, i barten këtij komisioni;
Në ushtrimin e funksioneve të tij komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga komisioni.