Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Komisioni për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si Komision i Përhershëm, e shqyrton bazën juridike dhe kushtetuese për nxjerrjen e çdo ligji të Kuvendit të Kosovës.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e martë, 10:00 15 Dhjetor 2020
Salla N506

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e premte, 09:30 11 Dhjetor 2020
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e premte, 10:15 04 Dhjetor 2020
Salla N506

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Visar

Krasniqi

Koordinator

Tel: 038 200 10 637

Mob: 045 386 999

[email protected]

Mirlinda

Kolgeci

Zyrtare e fushës

Tel: 038 200 10 605

Mob: 044 973 651

[email protected]

Fatbardha

Boletini

Zyrtare e fushës

Tel: 038 200 10 634

Mob: 045 359 359

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Në këtë kontekst, komisioni, në mënyrë të veçantë:

  • Analizon dhe vlerëson përshtatshmërinë e akteve të cilat i miraton Kuvendi i Kosovës me Kushtetutën;
  • Në raste të caktuara propozon, propozim – ligj, amendament në ligj apo në aktin të cilin e miraton Kuvendi i Kosovës;
  • Shqyrton projektligjet në aspektin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë;
  • Shqyrton deklarata politike, rezoluta dhe akte të tjera nënligjore në miratim nga Kuvendi i Kosovës nga aspekti i kushtetutshmërisë së tyre,
  • Shqyrton çështjet parimore të harmonizimit të legjislacionit me Kushtetutën;
  • Shqyrton propozimet për ndryshime kushtetuese;
  • I kërkon Qeverisë amendamentimin e ligjeve, me qëllim të harmonizimit me legjislacionin tjetër, në raste të veçanta edhe vetë amendamenton ligje për këtë qëllim.
  • Shqyrton çështjet e gjyqësisë në Kosovë;
  • Mbikëqyr zbatimin e ligjeve në fushën e gjyqësisë në përgjithësi.
  • Shqyrton çështjet e tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë, i barten këtij komisioni;
  • Angazhon ekspertë për çështje të caktuara të fushëveprimit të komisionit;
  • Organizon dëgjime publike për çështje të caktuara në fushën e legjislacionit;
  • Formon grupe të punës për shqyrtimin e çështjeve të caktuara të fushëveprimit të komisionit;
  • Ushtron mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës;
  • Komisioni kontakton me komisionet e tjera të Kuvendit për t’i njoftuar për ushtrimin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi;
  • Hartimin e Rregullores së Kuvendit;
  • Interpretimin e Rregullores së Kuvendit, kur kërkohet nga Kuvendi;
  • Shqyrtimin e kërkesave për heqjen e Imunitetit dhe të Mandatit të deputetëve dhe ia paraqet rekomandimet Kuvendit;
  • Shqyrton çështjet që lidhen me metodologjinë dhe me teknikën unike të hartimit të legjislacionit;

Komisioni bashkëpunon me të gjitha ministritë, prej të cilave mund të kërkojë të dhëna konkrete nga fushëveprimi i tij.

Po ashtu, komisioni mbikëqyrë edhe punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit.