Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian

Komisioni për Integrim Evropian, është Komision i Përhershëm. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, e shqyrton dhe e mbikëqyr procesin e harmonizimit të çdo ligji të miratuar në Kuvend, me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e enjte, 10:00 03 Dhjetor 2020
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 11:00 03 Nëntor 2020
Salla On Line-Zoom

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e premte, 12:00 23 Tetor 2020
Salla C301

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Adelina

Demolli

Koordinatore

Tel: 038 200 10 632

Mob: 044 296 174

[email protected]

Safet

Beqiri

Zyrtar i larë i fushës

Tel: 038 200 10 640

Mob: 044 705 982

[email protected]

Ahtere

Loxha

Zyrtare e lartë fushës

Tel: 038 200 10 617

Mob: 044 421 818

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Sipas nenit 69 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Integrim Evropian është një nga katër komisionet kryesore parlamentare, si dhe aktori kryesor në Kuvendin e Kosovës për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Komisioni për Integrim Evropian duke qenë komision kryesor është detyrimisht i përfshirë në procesin legjislativ, ku duhet të shqyrtojë të gjitha projektligjet dhe amendamentet e proceduara në Kuvend nga aspekti i përafrimit dhe harmonizimit të legjislacionit me acquis të BE-së.

Në kuadër të monitorimit të ekzekutivit, Komisioni për Integrim Evropian bënë mbikëqyrjen e aktiviteteve të qeverisë në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, zbatimin e MSA-së, përkatësisht zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, pastaj mbikëqyrjen e adresimit të të gjeturave nga Raporti për Vendin të Komisionit Evropian, mbikëqyrjen e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane, si dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës karshi procesit të integrimit evropian të Kosovës. 

Në kuadër të diplomacisë parlamentare,  komisioni bashkëpunon dhe koordinohet me institucionet e BE-së dhe me zyrat e tyre në Kosovë, bashkëpunon dhe shkëmben  praktikat më të mira me vendet anëtare të BE-së dhe me vendet pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, merr pjesë në organizata dhe nisma rajonale dhe ndërkombëtare.